Haradinaj pas takimit me Kasanof: E vetmja rrugë për të arritur synimet tona si shtet, është bashkëpunimi me SHBA-të

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, në kuadër të agjendës së vizitës së tij në Kosovë sot në orët e paraditës ka takuar partitë opozitare.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se mbështetja e fuqishme e ShBA-së ndaj popullit të Kosovës vazhdon përkundër vështirësive të panevojshme që i ka shkaktuar qeveria.

“Sot në ambasadën amerikane takuam Zv. ndihmës Sekretarin e Shtetit, z. Alexander Kasanof. Shfrytëzova rastin që në takim t’i falënderoj z. Kasanof dhe Ambasadorin z. Hovenier për angazhimin e tyre ndaj Kosovës.
Mbështetja e fuqishme e ShBA-së ndaj popullit të Kosovës vazhdon përkundër vështirësive të panevojshme që i ka shkaktuar qeveria. E vetmja rrugë për të arritur synimet tona si shtet, është bashkëpunimi dhe partneriteti me SHBA-të, si aleati ynë strategjik dhe i përjetshëm”. Ka shkruar Haradinaj./21Media

Back to top button