Kaloni te përmbajtja kryesore

Tahiri: Ministri Maqedonci ka dezertuar nga puna e tij, duhet të jap dorëheqje

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Deputeti Tahiri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, lidhur me mungesën e ushqimit në FSK, tha se ministri Maqedonci ka dezertuar nga puna e tij dhe se duhet të lirojë detyrën.

“Sot kur e sheh të dezertuar nga detyra e tij ministrin e Mbrojtjes vërtet nuk mundesh me heshtë. Ministër, Ejup Maqedonci, kudo që je. Sot ke dezertuar përballë detyrës tënde më fisnike. Sot mos me qenë në gjendje me ardhur në Kuvendin e Kosovës dhe me mbrojt punën dhe angazhimin tënd është e patolerueshme. Sot ai që më së paku do të duhej ta bëjë është me dhënë dorëheqje dhe me liru atë detyrë. Zotëri ministër do të mbahesh mend që e ke lënë ushtrinë pa bukë”, theksoi Tahiri.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button