Reforma e Skemës Sociale, Murati premton se secilës familje t’i ofrohet një vend pune

Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se nga ky muaj do të fillojnë pilotimin e zbatimit të Reformës së Skemës Sociale.
Ai ka thënë se synimi është që secilës familje t’i ofrohet një vend pune, dhe familja të bëhet e vetëqëndrueshme financiarisht.
“Ekipet tona po vazhdojnë vizitat në terren tek familjet dhe janë duke bërë vlerësimin e gjendjes ekonomike edhe nga afër, për t’u siguruar që ajo përkon me gjendjen e deklaruar në institucione.
Kjo reformë, e mbështetur edhe nga Banka Botërore, parasheh heqjen e kritereve diskriminuese, dhe njëkohësisht vendos mekanizmin që mbështet anëtarët e familjes të aftë për punë që të aktivizohen në tregun e punës.”, ka shkruar Murati.
Murati ka thënë se se Qeveria për Familjet, janë mbi 2 mijë të punësuar
“Paralelisht me punën për këtë reformë, përmes masave të shumta mbështetëse gjatë tri viteve të shkuara, kemi ndihmuar krijimin e vendeve të reja të punës, dhe kjo ka rezultuar edhe në zvogëlim të numrit të familjeve përfituese nga Skema e Ndihmës Sociale.
Vetëm nga masa Qeveria për Familjet, janë mbi 2 mijë të punësuar, shumica e të cilëve vijnë nga familje që kanë qenë përfitues të ndihmës sociale. Ndikimi mund të shihet edhe në grafikonin më poshtë, që paraqet numrin e familjeve përfituese nga Skema e Asistencës Sociale. Qeveria për të gjithë!”. , ka shkruar Murati./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?