Kurti: Buxheti i 2025-tës është 3.6 miliardë euro, 9% më i lartë se i vitit të kaluar

Krryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Frankfurti i Gjermanisë në një tubim që zhvilloi sot atje me mërgimtarët ka folur për buxhetin 2025.
Ai ka thënë se buxheti i 2025-tës do të jetë 3.6 miliardë apo 9% më i madh se i vitit të kaluar.
“Ne do të kthehemi me zv.kryeministren Donika sot në Kosovë për shkak se e kemi seancën plenare për projektbuxhetin 2025 në Republikën tonë. Ky buxhet është 3.6 miliardë euro, është 9% më i lartë se buxheti i vitit të kaluar dhe krahasauar ta zëmë me vitin parapandemik 2019 të hyrat buxhetore që janë 3.3 milardë janë 74% më të larta”, ka thënë Kurti.
Ai tha se Qeveria që ai udhëheq nuk vjedh dhe nuk e keqpërdor buxhetin e shtetit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?