Kryeziu: Asociacioni është obligim ligjor pa marrë parasysh cila qeveri vjen

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ia bënë me dije partive politike në pushtet dhe në opozitë se ajo që është pranuar në Bruksel përfshirë edhe themelimin e Asociacionit nuk mund të kthehet prapa. Sipas tij, Asociacioni është obligim ligjor pa marrë parasysh se cila është përbërja e Qeverisë së ardhshme.

‘’Asociacioni hynë në kuadër të 49 marrëveshje që janë nënshkruar me Serbinë. Në mesin e tyre Asociacioni është marrëveshje unilaterale në të cilën Qeveria e Kosovës e ka për obligim pa marrë parasysh cila Qeveri e ka për obligim për të zbatuar për shkak se Asociacioni tashmë është ligj”, tha ai për rtv21./21Media

 

Back to top button