Rrustemi: Për keqardhje që disa zëra opozitarë kanë zgjedhur ta minimizojnë sulmin në Ibër-Lepenc

Në emër të partisë në pushtet në debatin parlamentar për katër vjetet e Qeverisë Kurti, ka folur deputeti Adnan Rrustemi.
Ai ka folur për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut duke akuzuar siç ka thënë “zëra opozitarë”, “për minimizim të rastit dhe manipulim të publiku” lidhur me të.
“Ne si shumicë parlamentare e dënojmë këtë akt terrorist. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për këtë sulm … Është për keqardhje që disa zërë opozitarë kanë zgjedhur ta minimizojnë këtë akt dhe ta manipulojnë opinionin publikë duke tentuar të përfitojnë politikisht nga një situatë tragjike që Serbia orkestron kundër nesh”, ka thënë Rrustemi.
Ai ka thënë se në këtë mandat qeverisës kanë treguar vendosmëri për të shtrirë sovranitetin në çdo cep të Kosovës