Java e ardhshme me shi dhe borë

Java e ardhshme do të vijojë me mot të ndryshueshëm. Nuk do të mungojnë rigat e shiut dhe fjollat e borës në viset e larta, ndërsa rrezet e diellit do të jenë më të kufizuara. Në orët e vona të ditës së sotme ( 8 dhjetor presim riga shiu të shoqëruara edhe me reshje bore, kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Të hënën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.

Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Në mëngjes parashihet ngrica dhe mjegull, kryesisht nëpër ultësira dhe vise malore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4- 7gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Po ashtu të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.

Ndërsa, të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

Mot kryesisht i vranët do të mbajë të premten. Temperaturat minimale do tëlëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes./21Media

Back to top button