Elshani jep detaje për bastisjen e Drejtorisë paralele e Urbanizmit në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka bastisur objektin ku janë zhvilluar aktivitete të të ashtuquajturës Drejtori e Urbanizmit të Komunës paralele në veri të Mitrovicë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani lidhur me këtë ka dhënë detaje për portalin rtv21.tv.

Ai ka thënë se Sot pas pranimit të informacioneve se në një banesë afërsi të shkollës teknike mund të ishte duke funksionuar një degë e urbanizimit të Mitrovicës Veri, kanë   verifikuar këtë informatë dhe ka dal të jetë e saktë.

“Pasi që është kontaktu Prokurori i rastit, janë konfisku dokumentat e gjetura aty, janë intervistu disa persona dhe rasti si falsifikim i dokumenteve i bashkangjitet rastit të mëhershëm që e kishim me Strukturën paralele të Mitrovica Veri. Nuk kemi persona të arrestuar”, ka njoftuar Elshani./21Media

​Bastiset edhe Drejtoria paralele e Urbanizmit në veri të Mitrovicës

 

Back to top button