Vodhën gjësende në një restaurant, arrestohen katër persona

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen se dy prej tyre kishin vjedhur në dy restaurante gjësende dhe pije alkoolike të cilët më pas ua kanë shitur dy të dyshuarve të tjerë.
Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se vjedhja ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, në Ferizaj.
“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /21Media