Miftaraj: KPM brenda një dite u kthye në institucion të kapur nga partia në pushtet

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar pas zgjedhjes së kryetarit të KPM-së.
Mitftaraj ka thënë se ky veprim paraqet politizim të KMP-së dhe konflikt interesi.
“Dy anetare te KPM qe marrin pjese ne votim e ndryshojne rregulloren e punes, me ia mundesu vetes ne te njejten dite me u zgjedh kryetar dhe nen-kryetar i KPM.
Rregullorja ndryshohet pa permbushur obligimin ligjor te konsultimit publik.
Ndryshimi i rregullores ndryshon rregullin dhe iu mundesohet dy anetareve te KPM te marrin pozitat e kryetarit dhe nen-kryetarit.
A eshte konsumuar vepra penale e konfliktit te interesit?
Çeshtje qe kerkon trajtim nga Prokurori i Shtetit dhe Agjencia per Parandalimin e Korrupsionit!
A ka mundur te evitohet konflikti i interesit?
Po
A kane perfituar dy anetaret e KPM qe u ngriten ne detyre?
Po
A eshte politizim i KPM veprimi i sotem?
Po”, ka thënë Miftaraj.
Ai më tej ka shtuar se KPM brenda një dite u kthye në institucion të kapur nga partia në pushtet.
“KPM nga nje institucion i pavarur dhe me pune te jashtezakonshme ne sherbim te demokracisë, brenda nje dite u kthye ne nje institucion te kapur nga partia ne pushtet.”, ka shkruar Miftaraj në Facebook./21Media