Konjufca krahason opozitën me “byk”: I kanë vendosë kryetarët e komunave në lista për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën elektorale në Lipjan prej nga nuk kanë munguar batutat në adresë të subjekteve opozitare.

Kandidati për deputet Glauk Konjufca kësaj radhe i “është kapur” opozitës për kandidaturat e kryetarëve të komunave për zgjedhjet e shkurtit.

“A i keni parë partitë tjera politike i kanë vendosur nëpër lista të zgjedhjeve kryetarët e komunave. Vetëvendosje i ka 6 anëtarë të komunave. A kishim mund edhe ne t’i vendosim. Shumë lehtë ka qenë dhe secilin që po e pyesim po thonë – jo s’do të shkoj në Parlament do të qëndrojë. Çka është ky mashtrim kështu? Kjo është sikur të porositësh miell e të të del byk”, ka thënë ai.

Back to top button