E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi

Një ringjalle e procesit të dialogut Kosovë-Serbi do të ndodh pas formimit të institucioneve të reja në Kosovë, vlerësojnë njohës të këtij procesi. Sipas tyre, emisari i ri i BE-së Peter Sorensen tashmë ka nisur njohjen me përfaqësuesit e të dy vendeve por që nuk mund të pritet ndonjë rezultat tek pas zgjedhjeve në Kosovë.

Kontakti me kryenegoctiorët e Kosovës dhe të Serbisë, është hapi i parë i të dërguarit të ri për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen pak ditë pasi nisi mandatin e tij. Megjithatë paqartësitë rreth vazhdimit të këtij procesi mbetën të mëdha, marrë parasysh zgjedhjet në Kosovë dhe zhvillimet politike në Serbi pas dorëheqjes së kryeministrit atje.

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë- Serbi, Avni Arifi, nuk pret ndonjë zhvillim të ri në procesin e dialogut tek pas formimit të institucioneve të reja në Kosovë, derisa paralajmëron presion të shtuar ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit.

“Jemi në një fazë zgjedhore dhe si duket Sorensen po e përdorë ktë periudhë me i përfundU takimet, njohjet, kontaktet dhe me i dëgju qëndrime te të dy palëve…Spres asnjë zhvillim tjetër derisa nuk krijohen institucionet e reja mirëpo kur të ndërtohen institucionet e reja e pritshme dhe do të ndodh një ofensive diplomatike nga BE-ja”, tha Arifi.

Edhe drejtori i Institutit për Lidership Civil, politologu, Argjend Zejnaj, thotë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi do të merr një epilog tek pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Po besoj që këto kontakte kanë qenë të nevojshme dhe besoj pas 9 shkurti procesi do të ketë një dinamikë të re, do ta kemi një epilog të këtij procesi”, tha Zejnaj për rtv21.

Një ditë më parë i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se ka zhvilluar biseda ta ndara me kryenegociatorët Bislmi e Petkoviq duke i cilësuar ato si të mira dhe duke i mirëpritur edhe ftesat e tyre për t’i vizituar Kosovën dhe Serbinë./RTV21/21Media

Back to top button