Kaloni te përmbajtja kryesore

Sa deputetë siguroi koalicioni AAK-NISMA

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj prin me vota tek koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët, me 37752 vota, kur janë procesuar 90.41 për qind të vendvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN).

I dyti në listë është Fatmir Limaj me 22 mijë e 207 vota, ndërsa i treti Daut Haradinaj me 21 mijë e 796.

Time Kadrijaj është e katërta me 12 mijë e 976 vota, ndërsa Bekë Berisha i pesti me 12 mijë e 972. Arbëreshë Kryeziu ka 10 mijë e 824 vota, Lahi Brahimaj 10611 vota, ndërsa Vesel Krasniqi 10 mijë e 407 vota.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini i ka marrë 9757 vota, ndërsa Xhevahire Izmaku 9439. Gani Bajraktari i ka marrë 8970 vota, Arbër Tolaj 8520, Albana Bytyqi 8398, Endrit Shala 8229 dhe Besnik Tahiri 8006.

Sipas rezultateve nga QKN-ja pas procesimit të 90.41 për qind të vendvotimeve, koalicioni ka 7.52 për qind të votave.

Rezultatet nga KQZ mund t’i shihni këtu.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button