Dy gra raportohen të zhdukura gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Një vajzë në Prishtinë dhe një grua në Leposaviq janë raportuar të zhdukura në 24 orët e fundit.
Referuar raportit 24 orësh të Policisë, thuhet se një grua në Prishtinë raportoi se është zhdukur vajza e saj nga 9 marsi.
“Prishtinë / 09.03.2025 – 14:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Kurse, në Leposaviq një burrë ka raportuar zhdukjen e bashkëshortes së tij.
“Leposaviq / 09.03.2025 – 21:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?