Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj: Rezultatin e kemi pritur ndryshe

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Ai ka thënë se nuk e kanë pritur këtë rezulat por ka falënderuar votuesit.

“Kemi garuar me një vizion të qartë, atë të sigurisë, prej të cilit do të derivonin edhe siguria ekonomike dhe mirëqenia e qytetarit të Republikës së Kosovës. Tashmë jemi deklaruar se rezultatin e kemi pritur ndryshe, por kjo asnjëherë nuk do të thotë se harrojmë të ju jemi mirënjohës përzemërsisht 66 mijë e 256 votuesve të Aleancës. E dimë saktë se, sado që jemi në numër dhe përfaqësim, nuk do të rreshtim së punuari për një Kosovë të sigurt, të zhvilluar e të avancuar ndërkombëtarisht.”, ka shkruar Haradinaj.

“Do të jemi këtu, gjithmonë në shërbimin e secilit qytetar, pa përjashtim. Aleanca ka qenë dhe është në kontratë të përjetshme vetëm me qytetarin e Kosovës.Kosovë, paç ditë të bardha përpara!”, ka përfunduar ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button