Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje tripalëshe për mbrojtjen

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nënshkruar të martën Deklaratën trilaterale për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
Nënshkrimi u bë në Tiranë nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ai i Kosovës Ejup Maqedonci dhe ministri nga Kroacia, Ivan Anushiq.
Marrëveshja tripalëshe ushtarake synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tri vendeve si dhe të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.
Gjithashtu, synohet përmirësimi i ndërveprimit ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?