Dy të plagosurit në Veternik në gjendje të rëndë, po trajtohen në Intensivë

Dy persona mbetën të plagosur të hënën gjatë një grabitje të armatosur në Veternik. Të plagosur kanë mbetur një person i sigurimit dhe njëri nga grabitësit.
Të njëjtit janë duke u trajtuar në Klinikën Intensive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Drejtori i kësaj klinike, Shaqir Uka për portalin rtv21.tv tha lëndimet janë të rënda dhe serioze dhe se gjendja e tyre vazhdon të mbetët jostabile.
“Dy te plagosurit janë sjellë dje pas lendimeve të marra me armë zjarri, që të dy është dashur t’iu nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjike për shkak të plageve janë sjellë në mjekim intesiv. Lëndimet janë të rënda dhe serioze, gjendja e tyre vazhdon të mbetët jostabile edhe për kundër angazhimit të stafit”, tha Uka.
Ndryshe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bëri të ditur se katër persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë punëtorë të kompanisë për bartjen e parave./21Media