Rinkevics: BE-ja duhet t’ia heqë masat Kosovës sa më shpejt

Pas takimit me Presidenten Vjosa Osmanin, Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian të heqë sa më shpejt masat kufizuese ndaj Kosovës, të cilat blloku i vendosi gati dy vjet më parë.
“Qëndrimi i vendit tim është që BE-ja duhet t’i heqë ato masa. Për këtë avokojmë dhe sa më shpejt të ndodhë, aq më mirë do të jetë”, ka deklaruar ai në konferencë për media pas takimit me homologen Vjosa Osmani në Prishtinë.
Rinkevics theksoi se gjatë takimit me Osmanin është diskutuar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, stabilitetin rajonal dhe mbështetjen që BE-ja mund të ofrojë për Kosovën.
Megjithatë, ai theksoi se nuk mund të premtojë që Kosovës do t’i jepet statusi i vendit kandidat për BE deri në fund të vitit, duke theksuar se një vendim i tillë kërkon unanimitet nga të gjitha vendet anëtare.
Ai gjithashtu paralajmëroi vizitë te trupat letonezë që janë pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?