Arrestohet një person në Fushë Kosovë pasi e sulmoi fizikisht të dashurën
Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi që i njëjti dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij.
Referuar raportit raportit 24 orësh të policisë thuhet se nuk raportohet për të lënduar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /21Media