Kaloni te përmbajtja kryesore

Aktakuzë ndaj gjashtë personave që dyshohet se dhunuan, trafikuan dhe kryen shërbime seksuale ndaj një gruaje

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi se është ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprat penale “trafikim me njerëz”, “dhunim” dhe “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”.

Prokuroria njoftoi të hënën se të pandehurit e kanë dhunuar dhe trafikuar viktimën K.B.

A.K., M.Q. dhe R.K. akuzohen për trafikim, e E.B. dhe M.Q. për dhunim, derisa A.Q. dhe H.Z. për veprën penale shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që gjashtë (6) të pandehurit të i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit”, thuhet në komunikatën për media.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button