Kaloni te përmbajtja kryesore

Shembet kanali i një hidrocentrali në Gramsh, dheu zë poshtë për vdekje dy punëtorët

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Gramsh pasi është shembur kanali i një hidrocentrali në fshatin Poroçan.

Masivi i dheut i shembur nga kanali ka zënë poshtë dy punëtorë të cilët kanë ndërruar jetë.

Gramsh/Informacion paraprak

Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. /oranews.tv

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button