Dështon konstituimi i Kuvendit

Ka dështuar konstituimi i Kuvendit pas 21-të tentimeve me radhë.
Të dielën s’pati sërish kuorum për të votuar Komisionin për votim të fshehtë. Në sallë ishin 90 deputetë. Pro votuan 53 deputetë, një kundër. Seanca e ardhshme është caktuar për të martën me fillim nga ora 11:00.
Në 12 përpjekjet e fundit seanca ka dështuar te pika e njëjtë – propozimi i kryesuesit Avni Dehari, që nga votimi i hapur të kaluar në votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Seanca e radhës do të mbahet të martën në ora 11:00. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?