Konstituimi i Kuvendit peng i marrëveshjes politike

Udhëheqësi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, i cili vijen nga grupit parlamentar i LVV-së ka tha së pa një marrëveshje politike nuk mund të dilet nga bllokada për konstituimin e Kuvendit. Në një intervistë për rtv21, Dehari u ka kërkuar të gjitha subjekteve politike që t’i thërrasin arsyes.
‘’Vonesa për konstituimin e Kuvendit nuk është në rregull, por unë jam vetëm ndërtues teknik sepse ka nganjëherë keqkuptime se e ke në dorë dhe pse nuk po e drejton, mua nuk më lejohet që t’ua imponoj as votimin e as mënyrën e vpotimit, mos votimin. Është bërë pak tepër, qytetatrët kanë të drejtë të shqetësohen’’. Nga kjo situatë mund të dilet nëse krerët e partive merren vesh mes vete ta zhbllokojnë sepse situata nuk është mirë të mbes e bllokuar, nëse ata e zhbllokojnë është mirë edhe për ne këtu që jemi në Kuvend, për qytetarët dhe për Kosovën në përgjithësi’’, tha Dehari për rtv21
Partitë që po e kudërshtojnë kandidatën e LVV-së Albulena Haxhiu kanë kritikuar Albin Kurtin se për inate politike nuk po heqë dorë nga kandidatura. Sipas deputetit të LDK-së, Krenar Xhaferi, LVV-së i konvendon zvarritja e krijimit të institucioneve.
‘’Cdo takim është i mirë, por ngërci institucional rrjedhë prej LVV-së dhe kryeministrin në detyrë Kurti. Sic po shihet nuk ka tabor që e bënë shumicën parlamentare për dalje nga kriza për konstituimin e Kuvendit. Duhet të jetë një marrëveshje politike e cila i tejkalon këto probleme politike”, tha Xhaferi.
Por, deputeti i LVV-së, Avni Dehari, ka thënë se nuk heqin dorë nga kandidatja e tyre për kryeparlamentare Albulena Haxhiu. Sipas tij, zgjidhja e bllokadës politike mund të gjendet nëse presidentja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për intepretim.
‘’Nëse arrihet konsensusi zgjidhja është shumë e shpejtë sikurse po mbahen këto seanca, njësoj do të përfundonte edhe një seancë që do t’i jepte zgjidhje. Mirëpo nëse nuk ka marrëveshje politike të shohim edhe presidentja e ka të drejtën që ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese. Unë pres, ne presim të gjithë dicka të tillë nëse nuk arrihet një marrëveshje më herët. Do të uroja që të gjendet një zgjidhje që mos vij situata dery aty. Por, nëse nuk gjendet marrëveshje atëhere duhet që të gjitha mënyrat të provohen’’.
Ndërkohë, njohësi i marrëveshjeve ndërkombëtare, Shemsi Jashari, vlerëson se pengesa kryesore për konstituimin e Kuvendit është kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas tij, thirrjet e aleatëve ndërkombëtar për formimin e institucioneve të reja duhet të merren seriozisht. Ndryshe shprehë drojen se durimit të tyre po i vjen fundi.
‘’Po rrezikohet dicka që është ndërtuar gjatë dhe me mund edhe me ndihmen e faktorit ndërkombëtar dhe asistencën e tyre’’.
Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit mbahet të enjten./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?