Kaloni te përmbajtja kryesore

Skepticizëm për sukses të dialogut me Serbinë pa institucione të reja në Kosovë

Pas takimeve bilaterale dhe takimit trelateral në nivel kryenegociatorësh, Kosova dhe Serbia pritet zhvillojnë edhe një takim të nivelit të lartë përgatitjet për të cilin, sipas emisarit të BE-së për dialogun, Peter Sorensen kanë filluar.

Bashkimi Evropian nuk bëri të ditur se kur do të mbahet ky takim dhe as se çfarë mund të jetë suksesi i këtyre bisedimeve përderisa në Kosovë nuk ka ende institucione të reja.  As Qeveria në detyrë nuk dha ndonjë përgjigje nëse Kosova është e gatshme për një takim të tillë e as për përparimin e mundshëm në këtë proces.

Por sipas partive të deritashme opozitare dhe njohësve të procesit të dialogut këto takime nuk pritet të sjellin ndonjë rezultat përderisa Kosova përfaqësohet nga njerëz që iu ka përfunduar mandati.

Deputeti i LDK-së Ekrem Hyseni, thotë se as Kurti e as Bislimi nuk kanë legjitimet e as profesionalizëm për ta përfaqësuar Kosovën në këtë proces i cili sipas tij, në këtë fazë nuk pritet të ketë ndonjë sukses.

“Ne kemi dhënë qendrimin sa i përket dialogut me Serbinë ky dialog duhet te vazhdoj me zyrtarë  përfaqësues legjitim te institucioneve që kanë dalë nga zgjedhje fundi eko nga persona qe përfaqësojnë rez e vitit 2021 dialogu duhet te riniset me njerëz legjitim. Edhe bislimi edhe qeverisë iu ka skadu mandati dhe vazhdimi i dialogut s’është as legjitim as kushtetues e as ligjor”, tha Hyseni për rtv21

Se bisedimet me Serbinë në kohën e vakumit institucional në Kosovë nuk pritet të sjellin ndonjë rezultat e thotë edhe politologu,  Albinot Maloku. Sipas tij, përveç se jolegjitime qeveria në detyrë po tregohet edhe jo transparente në këtë proces.

“Për këtë takimin e papritur u informuan përmes mediave dhe kjo është vazhdimësi e traditës së dialogut të fshehtë  dhe jotransprente që ish-qeveria e ka bëre kjo traditë është e dëmshme për Kosovën. S’pres shumë nga këto takime shto pjesën që bislimi aktualisht është pa fuqi të legjitimetit të angazhimi ttë tij si kryenegociator”, theksoi Maloku për rtv21

Lidhur kuptimin e takimeve në Bruksel në kohën e vakumit institucional në vend, zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislmi, kishte thënë se janë disa tema ku Kosova mund të përfitojë, nëse ka konstruktivitet nga ana e Serbisë dhe se nuk do të ishte në rregull nëse i humbë këto shanse për shkak të pengesave në konstituimin e Kuvendit.

Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit në vitin 2023, por e njëjta ende nuk është zbatuar. /RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button