Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova dhe ShBA hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve për mbrojtje dhe siguri

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë sot të ditur se Kosova dhe SHBA ka hapur një kapitull të ri të marrëdhënieve për mbrojtje dhe siguri.

Maqedonci i cili ndodhet për vizitë në SHBA, ka thënë se kanë diskutuar për mundësitë e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes përmes programeve dhe projekteve të përbashkëta.

“Vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kulmoj me takimin në Departamentin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u pritëm nga Zëvendës Ndihmës Sekretari për NATO dhe Evropë, z. David Baker dhe delegacioni tij! Në këtë periudhë sfiduese për paqen e sigurinë rajonale e ndërkombëtare, me miqtë tanë diskutuam për prioritetet e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendeve tona për periudhën në vijim. Së bashku me Komandantin e FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, përtej diskutimeve mbi ambientin strategjik të sigurisë si dhe dinamikat e ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ritheksuam zotimin tonë për të përmbyllur me sukses fazën e tretë të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Diskutimet për mundësitë e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes përmes programeve dhe projekteve të përbashkëta ishte një tjetër temë tejet e rëndësishme për të cilën diskutuam dhe u dakorduam mbi parimet e këtij bashkëpunimi. Ritheksova edhe një herë faktin se Republika e Kosovës i vlerëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerin kryesor strategjik në ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button