“Një fazë e rëndësishme ka mbaruar, por fushata kundër Iranit” jo, thotë shefi ushtarak izraelit

“Fushata kundër Iranit” e Izraelit nuk ka mbaruar, tha të martën shefi ushtarak i vendit.

Duke folur në një vlerësim të situatës pas hyrjes në fuqi të armëpushimit Izrael-Iran, gjenerallejtënant izraelit Eyal Zamir tha se një “fazë e rëndësishme” ka përfunduar dhe se Izraeli po hyn në një “fazë të re, bazuar në arritjet e asaj aktuale”, raporton CNN, përcjell portali rtv21.tv

Shefi ushtarak paralajmëroi se sfidat mbeten për forcat e armatosura dhe u bëri thirrje atyre të qëndrojnë të përqendruara gjatë fushatës së vazhdueshme në Gaza.

“Tani fokusi kthehet përsëri në Gaza — për të sjellë pengjet në shtëpi dhe për të shpërbërë regjimin e Hamasit”, tha ai.

Back to top button