‘Alarmante’, Rexha: Liria e medias vazhdon të jetë e sulmuar vazhdimisht nga partia në pushtet

Presioni politik mbi mediat, ndryshimi i ligjit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), dhe fushatat denigruese janë pikat kryesore që kanë sulmuar gazetarët dhe mediat në Kosovë.
E këtë e vërteton edhe raporti i tre (3 maj) majit nga raporti i Reporterëve pa Kufij që niveli më kritik i kontekstit të trajtuar është ndërhyrja politike në media dhe siguria e gazetarëve.
Kështu u tha në tryezën e rrumbullakët “Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve” e organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit. Avokati i popullit, Naim Qelaj tha se qeveria, raportin e Reporterëve pa Kufij e trajtoi në mënyrë joracionale si tendencë për ta paraqitur Kosovën keq dhe duke i adresuar fajet tek gazetarët që kanë raportuar te kjo organizatë.
Qelaj theksoi se duhet të ngritet alarmi dhe duhet me marr masa për të garantuar pacenueshmërinë e themelit te demokracisë
“E drejta, liria e mediave hyjnë te katalogu i të drejtave të njeriut dhe liria e shprehjes, dy baza të themelit të demokracisë dhe respektim të drejtave të njeriut. Roli i IAP në këtë rrafsh është shumë i rëndësishëm, roli i këtyre dy bazave është jetike për misionin e tij. Qëllimi i takimit është që të diskutohet për situatën, sfidat që kërcënojnë lirinë e mediave e të gazetarëve. Për raportin që Kosovën e rangoj në një pozicion jo të mirë, Reporterët pa Kufij në raportin e tyre e ranguan me poshtë Kosovën, problematike ishte edhe të indikatorët matës, dhe nëse i analizojmë këta indikatorë atëherë del që niveli më kritik i kontekstit të trajtuar është ndërhyrja politike në media dhe siguria e gazetarëve. Qeveria dhe pjesa e pushtetit në përgjithësi raportin e trajtuan joracional si tendencë me paraqit keq Kosovën, duke i adresuar fajet tek ata që kanë raportuar te kjo organizatë, në një farë mënyre duke minimizuar dhe relativizuar gjithçka që raporti shfaqte. Rënia në indeks tregon rritjen e presionit politik mbi media, sulm ndaj gazetarëve, këtë e ka konstatuar raporti i Reporterëve pa Kufij. Kjo është një fakt që duhet me ngrit alarmin dhe duhet me marr masa për të garantuar pacenueshmërinë e themelit të demokracisë”, tha qelaj.
Ndërsa, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve në Kosovë (AGK), Xhemajl Rexha tha se liria e medias në Kosovë vazhdon të sulmohet vazhdimisht nga pushteti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Liria e medias në Kosovë vazhdon të jetë e sulmuar vazhdimisht, janë të njëjtit dhe nuk ndryshojnë, është pushteti dhe partia më e madhe në vend. Tre arsyet kryesore janë ndryshimi i ligjit të KPM-së, ndërhyrja në RTK dhe fushatat denigruese. Në RTK ka pasur përpjekje të vazhdueshme për ndërhyrje duke sulmuar edhe mediat private. Fushata denigruese e gjuhës të urrejtjes ofenduese dhe shpifjeve ndaj gazetarëve nga partia në pushtet. Gjatë këtij viti gazetarë kanë qenë edhe të sulmuar fizikisht gjatë fushatës të LVV, kanë qenë të kërcënuar në forma të ndryshme”, shtoi rexha.
E juristja e medias Flutura Kusari tha se liria e medias është e cenuar vazhdimisht, e vetëm sistemi gjyqësor po e mbron atë.
“Raporti i 3 majit është dita botërore e lirisë se shtypit ditë kjo që në shoqëri të zhvilluar festohet. Prej që ka ardhur LVV në pushtet e festojmë duke na sharë fyer e sulmuar online. Për çdo vit me datën 2 e 3, to ta shihni një vale sidomos të deputetëve të LVV-sw, duke denigruar komunitetin. Kjo është çka bëjnë partitë liberale, e kjo është si e sheh Lëvizja Vetëvendosje shoqërinë mediale. Në vend që të kishim përkushtim për përmirësim patëm të kundërtën, krahasoj qe vëmendja të vendosej diku tjetër. Liria e medias është vazhdimisht cenuar në Kosovë. Sistemi gjyqësor është mbrojtësi më i madh të lirisë së shtypit, mediave e gazetarëve”, tha Kusari.
Të pranishëm në këtë tryezë diskutimi ishin edhe gazetarë e redaktorë të mediave të ndryshme në vend. /kp