Sala Jashari vazhdon seancën, bën thirrje për zgjidhje

Kryesuesja tjetër e seancës, Sala Jashari e cila vjen nga PDK-ja e ka vazhduar seancën e Kuvendit me deputetët e ish- opozitës.
Në fjalimin e saj ajo i bëri thirrje partisë së parë të reflektojë.
“Edhe sot po vazhdoj të bëj thirrje për atë që është e drejt dhe që qytetarët e Kosovës e meritojnë, po bëj thirrje për zgjidhje. Sistemet parlamentare e demokratike janë të ndërtuara mbi bazën e kompromisit”.
“Gjendem këtu përpara jush sepse edhe sot VV sillet sikur të ishte me shumë se 50 për qind të ulëseve në parlament, dhe pretendon se kompromisi i tyre është përpjekja e vazhdueshme për ta votuar vetëm një të propozuar për kryeparlamentare dhe atë në mënyrë të fshehtë dhe arbitrare, por ky nuk është kompromis”, tha Jashari.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?