Plagoset një person në Vushtrri derisa po e ruante një pronë private

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.

Viktima ishte duke ruajtur një pronë private kur u qëllua nga persona ende të panjohur.

Pas incidentit, i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja armësh zjarri.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve.

Back to top button