Kaloni te përmbajtja kryesore

Humb jetën personi që ra nga ndërtesa e Hotelit “Grand”

(Lajm i përditësuar)


Humb jetën personi që ra nga ndërtesa e Hotelit “Grand”

Zëdhënësja e policië për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për rtv21.tv  konfirmoi vdekjen e personit që ka rënë nga ndërtesa e Hotelit “Grand” në Prishtinë.

“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi”  në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti . Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se , viktima( mashukull) është pa shenja jete. Aktualisht policia   po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin.”, tha Ahmeti.


Bie një person nga ndërtesa e “Grandit”

Një person 25 vjeç dyshohet se ka rënë nga ndërtesa e Hotelit Grand në Prishtinë.

Sipas burimeve të RTV21 i  njëjti dyshohet se ka humbur jetën.

Lidhur me rastin RTV21 është në pritje të përgjigjes nga policia./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button