Abrashi: VV-ja është e vetmja që po reflekton

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, pas dështimit të 49-të për konstituimin e Kuvendit, ka thënë se partia e tij po zhvillon takime të vazhdueshme me përfaqësues të subjekteve të tjera politike për të gjetur një zgjidhje.
Abrashi ka shtuar se nuk është vetëm detyrë e VV-së ta mbajë barrën e stabilitetit politik dhe institucional në vend.
“Takimet me përfaqësuesit e partive politike dhe grupeve parlamentare, VV-ja është duke i bërë vazhdimisht. Jo sot, por edhe dje, edhe pardje, edhe nesër. Me Limajn sigurisht, por edhe të tjerë që shprehin vullnet dhe gatishmëri,” tha ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?