A mund t’ua marrë Kushtetuesja mandatin deputetëve? Sqaron Miftaraj

(Lajm i përditësuar)
A mund t’ua marrë Kushtetuesja mandatin deputetëve? Sqaron Miftaraj
Ehat Miftaraj nga IKD, në emisionin “Click” në RTV21, tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund t’ua marrë mandatin deputetëve.
“T’u merret mandati deputetëve është e papranueshme, sepse kjo është jashtë vullnetit të qytetarëve. Gjykata Kushtetuese mund të ofrojë alternativa, nëse nuk ka sukses – të shpërndahet Kuvendi – por jo t’u merret mandati deputetëve dhe të zëvendësohen me të rinj”, tha ai, duke shtuar se një gjë e tillë nuk ka logjikë.
Miftaraj: Në asnjë mënyrë Kushtetuesja s’mund t’i japë të drejtë Presidentes ta shpërndajë Kuvendin
Ehat Miftaraj nga IKD, në emisionin “Click” në RTV21, tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund t’i japë të drejtën Presidentes që ta shpërndajë Kuvendin.
“Jo, në asnjë rrethanë Gjykata Kushtetuese nuk mund t’i japë kompetenca shtesë Presidentes së Republikës, jashtë asaj që e ka përcaktuar ligji për zgjedhjet… Nuk mund t’i japë prerogativa shtesë Presidentes që të ketë rol në shpalljen e zgjedhjeve pa një vendim të Gjykatës, sepse nëse i japim kompetenca të tilla Presidentes, e cenojmë ndarjen e pushteteve”, tha ai.
Miftaraj: Gjykata Kushtetuese po instrumentalizohet
Ehat Miftaraj nga IKD, në emisionin “Click” në RTV21, tha se Gjykata Kushtetuese po instrumentalizohet nga deputetët.
“Për ne ka qenë fatkeqësi që Gjykata Kushtetuese, në vendimin e qershorit të këtij viti, nuk ishte më e qartë, duke mos përcaktuar pasoja juridike në qoftë se nuk do të konstituohej Kuvendi brenda 30 ditëve, çka i la hapësirë pastaj edhe partisë që ka fituar, edhe të tjerave, të bëjnë kalkulime”, tha Miftaraj.
Sipas tij, nëse do të kishte vullnet politik nga LVV-ja për të propozuar një kandidat të pranueshëm nga të gjithë, sot do të kishte Kuvend të konstituuar.
Miftaraj sqaron masën e përkohëshme të Kushtetueses
Ehat Miftaraj nga IKD në emisionin “Click” në RTV21 komentoi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Ai tha se efekti i kësaj mase është se nga data 27 korrik deri më 8 gusht Kuvendi nuk mund të mblidhet.
“Por që për neve është e paqartë sepse Gjykata këtë vendim ta merrte që në momentin që e ka lëshuar masën, d.m. th nga sot dhe s’ka kuptim nga data 27, sepse nga data 26 kalon afati 30 ditor, ky është llapsuz i gjykatës”, tha Miftaraj./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?