Bie numri i zjarreve në Kosovë në 12 orët e fundit, aktiv është vetëm një në rajonin e Prishtinës

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka dal me njoftim për situatën aktuale me zjarret.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ata kanë thënë se falë reagimit të shpejtë dhe efikas të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, me mbështetjen e Agjencisë, si dhe reshjeve të shiut, numri i zjarreve gjatë 12 orëve të fundit ka rënë ndjeshëm.
Sipas Agjencisë aktualisht është aktiv vetëm një zjarr në fshatin Trudë, Komuna e Prishtinës, ku ekipet janë në terren dhe po merren me rastin.
“Pasditen e djeshme, situata me zjarret ishte e rënduar. Megjithatë, falë reagimit të shpejtë dhe efikas të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, me mbështetjen e Agjencisë, si dhe reshjeve të shiut, numri i zjarreve gjatë 12 orëve të fundit ka rënë ndjeshëm. Aktualisht, është aktiv vetëm një zjarr në fshatin Trudë, Komuna e Prishtinës, ku ekipet janë në terren. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë tek autoritetet përkatëse. Agjencia falënderon zjarrfikësit për përkushtimin e tyre të palodhshëm, Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për mbështetjen, si dhe qytetarët për bashkëpunimin”, thuhet në njoftim. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?