Parttipati në LDK, konstituimi i Kuvendit temë qëndrore

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati qëndroi për vizitë në selinë e LDK-së, ku prit nga në kryetari Lutfi Hazir, deputetja Hykmete Bajrami.
Kjo e fundit përmes një postimi në Facebook, njoftoi se me Prattipatin diskutuan rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, me theks të veçantë situatës së krijuar pas mos-konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
”Në këtë kontekst, theksuam rëndësinë e trajtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese, ku Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar lëndën për interpretim.Ne përfaqësuesit e LDK-së ritheksuam rëndësinë që ky institucion të marrë një vendim të drejtë, të bazuar në Kushtetutë dhe në interes të stabilitetit institucional, në mënyrë që vendi të dalë sa më parë nga kriza aktuale politike dhe institucionale.”, shkroi Bajrami.
Më tej ajo tha se LDK shpreh mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës në të gjitha fazat shtetformuese;” dhe thekson se miqësia dhe partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve mbeten thelbësore për zhvillimin demokratik dhe euroatlantik të vendit.”, përfundoi ajo./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?