Osmani publikoi letrën e plotë të Trumpit: Faleminderit, mbetemi të përkushtuar për të punuar së bashku

Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar letrën që ka pranuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka falënderuar Presidentin Trump për mbështetjen dhe partneritetin me Kosovën.

Ajo ka thënë  se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses.

“Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë.”, ka shkruar Osmani.

Donald J. Trump, në letrën dërguar Osmanit shkruan se vendimi për të pranuar shtetas nga shtete të tjera tregon gatishmërinë e fortë të Kosovës për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “duke shtuar se lidershipi në këtë çështje tregon fuqinë dhe dhembshurinë e popullit të Kosovës”./21Media

Back to top button