Kaloni te përmbajtja kryesore

​Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Vushtrri

Nën dyshimet për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.S.

Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arrestuar S.S., në pikën kufitare të Kosovës me Serbinë në Merdare, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Ai dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile në Komunën e Vushtrrisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button