Policia zbulon serrë me 500 bimë kanabis, tre të arrestuar në Gjilan

Policia e Kosovës ka dal me njoftim për rastin e antidrogës në një fshat të Gjilanit.

Tre persona të dyshuar për këtë rast janë dërguar në mbatje për 48 orë me aktgjykim të prokurorit.

Kurse nga ky aksion është gjetur një plantacion rreth 500 bimë të kanabisit sativa të cilat sipas policisë kanë qenë të mbjellura në katër serra, është konfiskuar një armë e gjatë.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia Gjilan, në koordinim e bashkëpunim me institucione tjera të sigurisë, arrijnë të loklizojnë një plantacion me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të rajonit të Gjilanit. Këto bimë ishin të mbjella në katër sera dhe ishin në një fazë të mirë zhvillimi. Lidhur me rastin është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë dhe dëshi tjera, janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët me aktvendim nga prokurori dërgohen në mbajtje për 48 orë. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti përfshirë shkatrrimin e lëndëve do të bëhet në koordinim me këto organe”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /21Media

Back to top button