51 vatra zjarri sot në Kosovë, 4 prej tyre janë aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se sot në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook nga AME thuhet 4 vatra të zjarrit prej 51 rasteve vazhdojnë të jenë aktive.
“Agjencia e Menaxhimit Emergjent njofton opinionin se sipas të dhënave të pranuara sot në nivel vendi janë regjistruar gjithsej pesëdhjetë e një (51) vatra zjarri. Prej tyre katër (4) vatra vazhdojnë të jenë aktive ndërsa dyzet e shtatë (47) vatra janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit”, thuhet në njoftim.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë rastet në numrat 112 193 dhe 192. /21Media