“LVV-ja nuk i ka numrat për qeverinë e re, Kurti po blenë kohë”

Zhvendosja e bllokadës nga zgjedhja e kryeparlamentarit tek zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit ka shtuar zërat për zvarritje të qëllimshme të procesit si kohë për të siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë nga partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje.

Drejtori i Institutit për Lidership Civil, Argjend Zejnaj thotë se në mungesë të numrave, kryetari i LVV-së Albin Kurti, nuk është i interesuar për formim të institucioneve por për zgjedhje të reja.

“Vazhdimi i lojës tek në kryetarët dhe mënyra si u propozuan ata nga komunitetet lë me nënkuptu qe partia LVV-së Kurti do të vazhdoj edhe për një kohe ketë sagën e hedhjes se fajit nga njëra palë tek tjetra duke mos pas as marrëveshje as numrat si grupi me i madh parlamentar dhe do ta kemi edhe për një kohë këtë ngërç institucional”, tha Zenelaj për rtv21

Një ditë më parë Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryetarin e ri vetëm pasi disa nga  deputetët e dy partive ish-opozitare, PDK-së dhe të AAK-së vendosën t’ia japin votat një kandidatit të LVV-së jashtë kabinetit qeveritar, deputetit Dimal Basha, teksa situata u bllokua tek zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Sipas analistit politik, Ardian Zeqiri, tashmë është e qartë se LVV-ja nuk i ka numrat për formimin e qeverisë së re, pasi asnjë nga partitë e tjera nuk do bashkëpunim qeverisës me të.

“Është mese e qartë se Kurti nuk ka shumicë qeverisëse dhe kjo do të vazhdojë të qes probleme në qeverisjen e vendit për dalim nga zgjedhjet se kryeparlmentarit tek qeveria ka afate e rregulla te qarta. Kështu që posa të themelohet kuvendi pas zgjedhjes se nënkryetarin të listës serbe ora do të vazhdojë janë”, tha  Zeqiri.

Në Lëvizjen Vetëvendosje ndërkaq nuk bënë të ditur nëse i kanë votat e nevojshme për formimin  e qeverisë së re e as nuk iu përgjigjën deklarimeve për zvarritje të qëllimshme të konstitutimit të kuvendit për shkak të mungesës së numrave për qeverinë.

Rruga për formimin e qeverisë hapet pas konsiutimit të kuvendit kur presidentja do ta mandatoj kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër i cili brenda 15 ditëve duhet t’i sigurojë numrat për formimin  e qeverisë se re. Nëse i njëjti dështon mandati i kalon partisë së dytë të zgjedhjeve, PDK-së./RTV21/21Media

 

Back to top button