Agim Bahtiri: Më përpara e pres dorën, se t’ia jap votën për Listës Serbe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar sot se nuk do t’i japë kurrë votën Listës Serbe, të cilën e cilëson si “listë kriminale serbe”.

“Më përpara e pres dorën, sesa me këtë dorë t’i jap voten PËR, listës kriminale serbe!”, ka shkruar në një postim në Facebook, Bahtiri.

Ai thekson se nuk mund të harrojë gjenocidin që shteti i Serbisë kreu mbi popullin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Më përpara e pres dorën, sesa me këtë dorë t’i jap voten PËR, listës kriminale serbe!
Nuk i jap votë! Nuk i jap sepse nuk mund të harroj gjenocidin që shteti të cilin ata e mbrojnë bëri mbi popullin tonë:
– Mbi 13,500 civil të vrarë (prej të cilëve rreth 1200 fëmijë dhe 1700 gra);
•- Mbi 6000 persona u raportuan të zhdukur pas luftës, ku edhe sot (2025) mbi 1600 figurojnë ende të zhdukur;
•- Mbi 20,000 gra dhe vajza të pafajshme u përdhunuan sistematikisht nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbë;
•- Mbi 800,000 shqiptarë të Kosovës u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre gjatë spastrimit etnik të pranverës 1999;
•- Mbi 100,000 shtëpi dhe objekte civile u dogjën dhe u shkatërruan.
•- Me dhunë të pareshtur, dëbuan mbi 13,000 shqiptarë nga Veriu, ku shumë prej tyre i ekzekutuan në sy të familjeve.
REPUBLIKA E KOSOVËS as nuk fal, as nuk harron!
Lista Serbe e meriton të jetë në burg, jo në Kuvendin e Kosovës.
Nuk mund të lejojmë që në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës të marrin pjesë njerëz që e mbrojnë po atë gjenocid, sikurse gjatë seancës së sotme që nuk u ngritën në këmbë, për ta respektuar jetën dhe veprën e luftëtarit të UÇK-
së, Hilmi Ramadani.
Pra kjo është Lista Serbe, për kandidatët e së cilës, opozita nuk po guxon që të votojë KUNDËR tyre. Ky është turpi më i madh. Kjo opozitë, ku shumë deputetë të saj thirren në emër të luftës, abstenojnë për Listen Serbe e disa prej tyre e shkelin kushtetuten duke mos votuar fare, vetëm e vetëm që të mos ia prishin terezinë Listës Serbe!

Back to top button