Haradinaj për Kurtin: Kishim raporte të mira në opozitë, por sot s’kam votë për të

(Lajm i përditësuar)
AAK e bindur në fitore në zgjedhjet e 12 tetorit, ”Presim rritje në numrin e komunave”
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në ”Click” të RTV21 shprehu besimin e madh për rezultatin në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Ai tha se sondazhet tregojnë rritje të ndjeshme dhe se synimi është fitorja pa balotazh në sa më shumë komuna.
“Sondazhet po flasin pozitivisht madje situata po shkon drejt asaj që AAK të dalë fituese e vetme në zgjedhjet e 12 tetorit. Presim rritje në numrin e komunave. Shpresojmë dhe po punojmë që të mos ketë fare balotazh,”, tha Haradinaj.
Haradinaj për Kurtin: Kishim raporte të mira në opozitë, por sot s’kam votë për të
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka theksuar se ai personalisht gjatë këtij mandati nuk ka votë për Albin Kurtin
Ai gjithashtu përmendi raportet e mira që ka pasur me Kurtin gjatë periudhës kur ishin opozitë.
“Jo, nuk më merr mendja që në këtë mandat do të ketë votën time. Në politikë nuk duhet të ketë inate unë nuk kam arsye të mbaj inate. Me Kurtin kemi pasur raporte të jashtëzakonshme kur ishim në opozitë,” tha Haradinaj.
Haradinaj: As Kurti, as Haradinaj, as Abdixhiku e Krasniqi nuk duhet të jenë kryeministra
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka propozuar formimin e një qeverie të përkohshme, duke theksuar se asnjë nga udhëheqësit aktualë politikë, Albin Kurti, Ramush Haradianj,, Lumir Abdixhiku apo Memli Krasniqi nuk duhet të jetë kryeministër në këtë fazë. Sipas tij, kjo është mënyra më e mirë për të krijuar stabilitet në vend.
“E mira do të ishte që në këtë situatë as Kurti, as Haradinaj, as Abdixhiku e as Krasniqi të mos jenë kryeministër, por të krijohet një qeveri e përkohshme që të sigurojë stabilitet,” tha Haradinaj.
Haradinaj: Kurti e qeverisi Kosovën si pronë private
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në ”Click” të RTV21 ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin për mungesë totale bashkëpunimi me opozitën gjatë qeverisjes së tij.
Ai tha se kjo është hera e parë pas luftës që një parti udhëheq vendin pa koordinim me asnjë subjekt tjetër opozitar, duke e krahasuar qasjen e Kurtit me një qeverisje si të ishte pronë private.
“Hera e parë pas luftës që një parti nuk ka pasur asnjë bashkëpunim me ndonjë subjekt opozitar. E ka qeverisur Kosovën si të ishte e privatizuar. Për këtë arsye, përgjegjësia i bie më shumë Kurtit. Edhe për marrëveshjen e Ohrit, para se të nisej, s’ka qenë në gjendje të pijë as një kafe me liderët opozitarë për të marrë një vendim”, tha Haradinaj.
Haradinaj: Pa zarf nga jashtë, kjo legjislaturë s’mund të zgjedhë presidentin
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në ”Click” të RTV21 ka shprehur dyshime për mundësinë që legjislatura aktuale të arrijë ndonjë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit.
Sipas tij, për shkak të përçarjeve dhe mungesës së konsensusit politik, një kompromis i tillë është i pamundur pa ndërhyrje të jashtme.
“Kjo legjislaturë nuk ka mundësi me gjetë një kompromis – veç nëse vjen dikush e ua sjell ndonjë zarf me ndonjë emër. Përndryshe, ashtu siç jemi, nuk shoh asnjë mundësi reale për zgjedhjen e presidentit të Kosovës,” tha Haradinaj.
Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme, Dimal Basha s’mund të mbikëqyrë as veten, jo më Kuvendin
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se përbërja aktuale e Kuvendit nuk i sjell asgjë të mirë vendit.
Ai tutje ka shtuar se ”Dimal Basha nuk është në gjendje të mbikëqyrë institucionin – ai nuk është në gjendje të mbikëqyrë as veten”.
“Zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për këtë situatë. Edhe nëse e krijojmë funksionalitetin e Kuvendit, ky Parlament nuk ka për t’i dhënë asgjë të mirë Kosovës. Dimal Basha nuk është në gjendje të mbikëqyrë institucionin – ai nuk është në gjendje të mbikëqyrë as veten. Po të isha në vendin e tij, do të jepja dorëheqje, për të mos bërë hajgare me Kosovën. Por ai e di më mirë”, tha Haradinaj.
Haradinaj: Të vetmin qëndrim ”stoik” që Kurti e ka mbajtur është qëndrimi kundër amerikanëve
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në “Click” në RTV21, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin për qëndrimin e tij të pandryshuar ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas Haradinajt, Kurti edhe sot vazhdon të mbajë një qëndrim kundër SHBA-ve, njësoj si para se të vinte në pushtet.
“Të vetmin qëndrim që e ka mbajtur deri sot, është ai kundër amerikanëve. Atë që e ka thënë para se të vinte në pushtet, e mban edhe sot. Çdo gjë që na prish me amerikanët, ky është në gjendje ta bëjë”, tha Haradinaj.
Haradinaj: Ka perënduar koha e Kurtit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në “Click” të RTV21 ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti, duke thënë se koha e ka sjellë atë, por sipas tij, tashmë ka përfunduar koha e Kurtit, pasi vendi ka nevojë për një drejtim të ri dhe ai duhet ta pranojë këtë realitet.
“Koha e ka kërkuar dhe e ka pru, por mendoj që ka përfunduar koha e Kurtit. Ai duhet me kuptu këtë”, u shpreh Haradinaj.
”Mafia energjetike” Haradinaj: Vëllai i Kurtit në zyrën e shitblerjes në KEK, 1 miliard euro në Serbi
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në ”Click” të RTV21 ka drejtuar akuza ndaj Qeverisë Kurti dhe menaxhimit të energjisë elektrike duke e cilësuar situatën si “mafie të energjisë elektrike”.
Ai ka thënë se vëllai i kryeministrit Kurti është i punësuar në zyrën e shitblerjes në KEK.
“Vëllai i Kryeministrit Kurti është në zyrën e shitblerjes në KEK. Nuk e kritikoj që dikush ka ndihmuar një familjar për t’u punësuar, por për pasojë i kemi 1 miliard euro të humbura që kanë përfunduar në Serbi,” tha Haradinaj.
Haradinaj: Opozita e lodhur dhe e paqartë, pengesa e vetme ka qenë Lumir Abdixhiku
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër paaftësinë dhe mungesën e bashkërendimit brenda opozitës. Në një deklaratë në emisionin “Click” në RTV21, ai tha se opozita nuk ka arritur të ndërtojë një qëndrim të përbashkët, as të propozojë ndonjë marrëveshje për krijimin e një mazhorance të re apo të vendosë kushte për ta sfiduar qeverinë aktuale.
“Opozita është dëshmuar se është një opozitë e lodhur. E kemi dëshmuar që nuk kemi mundur të bëjmë asnjë qëndrim të përafruar, të koordinuar. Nuk kemi pasur një marrëveshje për të krijuar magjoorancë, as nuk kemi vendosur ndonjë kusht si aleancë. Nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes ish-opozitës për krijimin e një qeverie të re”, tha Haradinaj.
Ai tutje ka komentuar edhe një deklaratë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut i cili tha se ka mungesë të guximit të politikanëve.
”Pengesa e vetme ka qene aj për të krijuar një magjorancë opozitre me aryset serioze që e kuptoj, nuk e kritikoj”, tha Haradinaj.
Haradinaj: Basha ka mandat të shkurtët nuk përfaqëson asgjë
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në ”Click” të RTV21 ka kritikuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ai nuk përfaqëson asgjë dhe se mandati i tij do të jetë i shkurtër. Sipas Haradinajt, kjo tregon edhe nivelin se si e trajton kryeministri në detyrë Albin Kurti institucionin e Kuvendit.
”Janë 81 depuetetë do te jetë mandad i shkurër, nuk do të jetë kryetarë gjatë, nuk përfaqeson asgjë. Kjo është çka edhe sa e vlerson Kurti paralemntin e Kosovës. Pas postit të presidenetit është kryetari i Kuvenditit do të thotë Kurti shkon pas Dimal Bashës”, tha Haradinaj.
Haradinaj: Nga Nexhat Daci te Dimal Basha, turpi i shoqërisë kosovare
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në ”Click” të RTV21.e quajti “turp të shoqërisë kosovare” zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar Kuvendi, duke e komentuar artikullin që flet Basha flet për ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Haradinaj tutje ka krahasuar profilin e Bashës me figurat që kanë mbajtur postin e kryetarit të Kuvendit më parë.
“Është turpi i shoqërisë kosovare çfarë kryetari të Kuvendit kemi. Është marre me na pa dikush, edhe pa këtë shkrim. Marre për nivelin e përfaqësimit politik ku kemi rënë. Nga Nexhat Daci, Kolë Berishës, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Vjosa Osmani (një pjesë), Glauk Konjufca… me përfunduar te një kryetar Kuvendi të profilit të Dimal Bashës, i cili nuk përfaqëson asgjë – nuk e di ku jemi ka e çojmë këtë vend”, u shpreh Haradinaj.
Haradinaj: Gërvallen do ta votoja vetëm për hatër të babës pavarësisht gjuhës së urrejtjes ndaj UÇK-së
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në “Click” në RTV21, ka deklaruar se është i gatshëm ta votojë sërish Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit, nëse këtë e konsideron të duhur kryeministri Albin Kurti.
Ai shtoi se nuk ishte pjesë e seancës kur u nominua për kryetare të Kuvendit Donika Gërvalla sepse ai do të votonte edhe atë, por “veç për hatër të babës”, lidhur me këtë ai shtoi se ”Na i ruajmë disa vlera kombëtare shqiptare.
“Në rast se perseritet votimit, unë do ta votoj përsëri Dimal Bashën, nëse Albin Kurti mendon se ai është personi adekuat për kryetar të Kuvendit”, tha Haradinaj. Më tej, me ironi ai shtoi “E kisha votuar edhe Donika Gërvallen, pavarësisht gjuhës dhe urrejtjes që ka ndaj vlerave të UÇK-së dhe posaçërisht ndaj meje, do ta kisha votuar për hatër të babës.”
Haradinaj tutje shtoi se ”kjo zonjë asnjë lule nuk e ka vendos në varret e dëshmorëve, për t’i dhënë lavdi”.
Vota pro për Dimal Bashën, Haradinaj: VV-ja nuk na informoi për kandidatin
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në “Click” në RTV21, tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka marrë vendim si grup parlamentar për votimin e kryetarit të ri të Kuvendit. Ai theksoi se vetëm tre deputetë të AAK-së kanë votuar dhe se vota e partisë ka munguar.
“AAK nuk ka votuar si grup parlamentar, por vetëm tre deputetë kanë votuar. Nuk kemi pasur një qëndrim zyrtar të partisë. Megjithatë, jemi deklaruar para seancës se do ta votojmë cilindo që nuk ka qenë më parë ministër. Nuk na është treguar kush është kandidati. Kur u përmend emri i Dimal Bashës, e pyeta shumicën parlamentare të VV-së nëse ishin seriozisht duke e menduar atë për kryetar. Ata m’u përgjigjën: ‘A jeni ju të gatshëm me na dhënë votën?’”, tha Haradinaj./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?