Debati i Tahirit dhe Idrizit, Meholli: Kjo është njëra prej arsyjeve pse unë nuk pi kafe me këta kandidatë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Sylejman Meholli, në debatin zgjedhor të RTV21, lidhur me debatin e kandidatëve për kryetarë të kësaj komune nga PDK dhe LDK në studion e RTV21, ai ka thënë se për këtë arsyje nuk del të pijë kafe me ta.
Teksa shtoi se kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, dhe kryetari aktual Ferid Idrizi prapa kamerave ulen bashkë në kafene.
“Të dashur qytetarë të komunës së Vushtrrrisë, siq po e shihni këtu kemi një dialog të ashpër personal jo në interesat e qytetarëve, fatkeqësisht kjo është imazhi dhe fotografia që e kemi parë 26 vite tu i provu dy partitë. Kjo është njëra prej arsyjeve pse unë nuk shkoj me pi kafe me këta kandidatë të cilët këtu po e shihni situatën se si sillen dhe veprojnë dhe në ndërkohë që prapa kamerave ose në kafene ulen bashkë”, tha ai. /21Media
Debat i ”nxehtë” në RTV21: Tahiri e quan Idrizin “frikacak” dhe e akuzon për mashtrim