Kaloni te përmbajtja kryesore

Ngjarjet e datës 26 shtator

ORCA organizon eventin publikues të Platformës Kombëtare të Rangimit. Prezantohet rangimi i universiteteve publike në Kosovës për nga cilësia. (Swiss Diamond Hotel, ora 09:00 deri ne 12:00)

Policia e Kosovës organizon ceremoninë për shkatërrimin e armëve të vogla dhe të lehta ilegale. (Ambientet e Metal 05 SH.P.K., Prelez, magjistralja Prishtinë – Ferizaj, ora 09:30)

Shënohet Dita e Ndërmjetësimit, Gjykata Supreme e Kosovës organizon panel diskutimi. (Gjykata Supreme, Pallati i Drejtësisë, ora 09:30)

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, organizojnë aktivitetin e radhës “Forumi i Sportit”, në të cilin panelistët diskutojnë tema të ndryshme. (Hotel Sirius, ora 10:00)

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë organizon tryezë diskutimi me partitë dhe grupet parlamentare të Republikës së Kosovës me temën “Konstituimi i institucioneve qendrore – zgjidhja e ngërçit politik”. (Selia e Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë, ora 10:00)

Largohet shtylla e largpërçuesit në rrugën e Transitit të Ri në Prizren – merr pjesë Kryetari Shaqir Totaj.(Prizren, ora 10:40)

Dorëzohet kallëzimi penal dhe padia ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. (Prokuroria Speciale, Prishtinë, ora 13:20)

Vetëvendosje mban tubim. (Kodra Deshmoreve, Gjilan, ora 18:00)

Vetëvendosje mban takim në Castel me disa familje. (Milloshevë, Kastrioti, ora 18:00)

Vetëvendosje mban takim me gra të Lagjes Malesia. (Imeri Petrol, Kamenicë, ora 19:00).

Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Lipjanit. (Fshati Banullë, Salla e sportit, ora 19:00)

PDK – Dega në Prizren mban takim me mësimdhënësit e Komunës së Prizrenit. (Restorant “Oferta”, Prizren, ora 19:00)

Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me gratë e Komunës së Gjakovës. (Fshati Gërqinë, restaurant “Dubrovniku”, ora 19:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubime elektorale në Fushë Kosovë. (SHF “Mihal Grameno”, Fushë Kosovë, ora 19:00)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button