Programi i Shalës së LDK-së për Suharekën bazohet në arsim, shëndetësi dhe ekonomi

Kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës, Ardian Shala, në debatin zgjedhor të RTV21 prezantoi programin qeverisës me të cilin garon në zgjedhjet e 12 tetorit.

Ai premtoi se Suhareka do të kthehet në qendër të zhvilluar, duke shtuar se programi i tij bazohet në tri shtylla: arsim, shëndetësi dhe ekonomi.

“Do të fillojmë me mësim tërëditor në pesë shkolla, ndërtimin e dy shkollave që veç janë në përfundim e sipër në Vraniq e Samadraxhë, ndërtimin e shkollës së re ‘7 Marsi’, kabinete, tabela të mençura e bursa për nxënës e studentë”, tha Shala.

Ai po ashtu u zotua për themelimin e teatrit të qytetit dhe funksionalizimin e muzeut e klubeve sportive.
“Do të ndërtojmë një palestër me një pishinë gjysmë-olimpike, shërbime publike do të jenë të qasshme, efikase e të barabarta për gjithsecilin. Në shëndetësi do të ndërtojmë një QKMF të re, do të funksionalizojmë të gjitha ambulancat. Në administratë do të ndërtojmë një objekt të ri komunal”, tha ai.

Derisa premtoi investim në infrastrukturë, ujësjellës, rrugë e ndriçim./21Media

Back to top button