Zgjedhjet lokale, Canaj: Gjini mund të shkojë pa balotazh – Mimoza Kusari-Lila mund të ndikoj

Analisti, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21 për komunën e Gjakovës në zgjedhjet lokale, tha se kandidati i AAK-së për kryetar, Ardian Gjini mund të shkoj pa balutazh.
Ai shtoi se tek gjakovarët mund të ndikoj Mimoza Kusari-Lila.
“Po e marrim Ardian Gjinin në Gjakovë që nuk e ka pasë nivelin qëndror AAK-ja. Gjakova për katër vite sa ka ndryshuar është e pa imagjinueshme, edhe tash secili qytetarë e ka arsyjen me pasë dëshiren ta ketë një kryetar të tillë të komunës, shto këtu edhe faktin që ky ku kish kundër kandidat. Po aty i jap të drejtë që ai mund të shkojë pa balutazh, por pastaj i frigohem pjesës tjetër që gjakovarët e kanë atë inatin e tyre pak, Mimoza Kusari-Lila mundet me ndiku”, deklaroi Canaj. /21Media