“Paqja më në fund ndihet e arritshme”, reagojnë udhëheqësit botërorë ndaj marrëveshjes

Udhëheqësit botërorë kanë vazhduar të reagojnë ndaj njoftimit të mbrëmshëm se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të marrëveshjes së paqes në Gaza, shrkuan BBC, përcjell protali rtv21.tv
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerëson përpjekjet diplomatike për të arritur një marrëveshje dhe thotë se është “e inkurajuar” nga mbështetja e dhënë nga qeveria izraelite dhe Autoriteti Palestinez. “Tani, të gjitha palët duhet t’i përmbahen plotësisht kushteve të marrëveshjes”, thotë ajo.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, thotë se marrëveshja “shënon një përparim të rëndësishëm” dhe përfaqëson “një shans të vërtetë për t’i dhënë fund një lufte shkatërruese dhe për të liruar të gjithë pengjet”.
Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Franca është “e gatshme të kontribuojë” në arritjen e paqes dhe u ka bërë thirrje “të gjitha palëve që t’i përmbahen me përpikëri kushteve të saj”.
Kryeministri kanadez Mark Carney thotë se është “i lehtësuar që pengjet së shpejti do të ribashkohen me familjet e tyre. Pas vitesh vuajtjesh të mëdha, paqja më në fund duket e arritshme”.
Ndërkohë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, thotë se është “shumë i kënaqur” që negociatat kanë rezultuar në një marrëveshje armëpushimi, por shton se “ne do të vazhdojmë luftën tonë derisa të krijohet një shtet palestinez”./21Media