Begaj uron Kosovën: Djemtë tanë na bëjnë krenarë

Gëzimit të madh pas fitores historike të Kosovës ndaj Suedisë iu bashkua edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Begaj uroi ekipin dardan, duke theksuar se lojtarët e Kosovës i bënë të gjithë krenarë.

“Urime ekipit të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë! Djemtë tanë na bëjnë krenarë. Përpara shqipe!”, ka shkruar presidenti shqiptar në “Facebook”.

Kosova mbrëmë triumfoi ndaj Suedisë me rezultat 1:0, falë golit të shënuar nga Fisnik Asllani.

Back to top button