Mitrovica, Çitaku: I sigurojmë mbështetësit e PDK-së se po ndërmarrim hapat e nevojshëm

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku  pas dyshimeve rreth numërimit të votave në Mitrovicë, siguroi anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së se do të marrin të gjithë hapat e nevojshëm për ndriçimin e këtij rasti.

“Dua t’i siguroj të gjithë mbështetësit, anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës se jemi në koordinim të vazhdueshëm me degën tonë në Mitrovicë dhe me të gjitha strukturat drejtuese.

Jemi duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës nga çdo tentativë për deformim, të evidentuar nga komisionarët tanë në terren.”, tha ajo.

Më tej Çitaku  njoftoi edhe njëherë se PDK do të dorëzojë ankesë në PZAP, detajet për të cilën tha se do të jepen në konferencën që ky subjekt politik do të mbajë në ora 12:00./21Media

 

 

Back to top button