“Drejtësi për çlirimtarët”, përfundon protesta në Strasburg të Francës

(Lajm i përditësuar)
“Drejtësi për çlirimtarët”, përfundon protesta në Strasburg të Francës
Ka përfunduar protesta para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Gjatë protestës së sotme Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka bërë të ditur se ka dorëzuar 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, lidhur me shqetësimet që ata i shprehin për procesin e gjyqit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale.
Përkrahësit e luftës çlirimtare u dëgjuan duke brohoritur njëzëri “UÇK, UÇK”.
Në qytetin e Strasburgut po zhvillohet sot protesta e organizuar në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.Aty po kërkohet drejtësi për çlirimtarët.
Qindra protestues janë mbledhur pranë institucioneve evropiane, duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe pankarta me të cilat kërkohet proces transparent dhe i paanshëm gjyqësor.
Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta synon të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare ndaj çështjes dhe, siç deklarojnë ata, ndaj trajtimit të padrejtë që u është bërë të akuzuarve.
Protesta në mbrojtje të ish-krerëve janë mbajtur edhe në Prishtinë, Hagë dhe e fundit ishte në Tiranë.
OVL e UÇK publikon letrën e dërguar drejt 285 anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës
Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka dorëzuar 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, lidhur me shqetësimet që ata i shprehin për procesin e gjyqit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale.
Ky veprim u bë gjatë protestës së sotme në Strasburg të Francës.
“Protesta e radhës kundër padrejtësisë u mbajt sot në Strasburg të Francës. Gjatë kësaj proteste, u dorëzuan edhe 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, me shqetësimet tona lidhur me procesin në Gjykatën Speciale. OVL UÇK vazhdon angazhimin e saj për drejtësi dhe respektim të të drejtave të luftëtarëve të lirisë”, thuhet në postimin e OVL UÇK-së.
Në këtë protestë, e katërta e këtij lloji, morën pjesë rreth 6000 shqiptarë nga anekënd bota.
Fillon protesta në Strasburg, kërkohet drejtësi për çlirimtarët
Ka filluar protesta në Strasburg në të cilën pritet që mijëra qytetarë do të ngrejnë zërin kundër procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo protestë është paralajmëruar se do të filloj nga ora 13:00.
Për më shumë shikoni videon më poshtë të RTV21:
Ahmeti: Me zemër në Strasburg, padrejtësia ndaj UÇK-së duhet të marrë fund
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për protestën e paralajmëruar sot në Strasburg, protestë që, sipas tij, ngrihet kundër një padrejtësie historike që po i bëhet UÇK-së dhe popullit shqiptar.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti u shpreh se padrejtësia duhet të merr fund menjëherë.
“Sot me mendje e me zemër jam pranë bashkëkombasve që do të protestojnë në Strasburg, aty ku filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia. Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të
dhe
dhe vendin e kanë në Kosovë
. Pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e europian në Hagë, prandaj, lironi djemtë tanë! Padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Ahmeti./21Media
Sot protestohet në Strasburg për ish-krerët e UÇK-së
Një protestë do të mbahet sot në Strasburg, ku mijëra qytetarë do të ngrejnë zërin kundër procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Organizatorët tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet, ndërsa pjesëmarrja e diasporës pritet të jetë e madhe.
Nga ora 13:00, në Strasburg sot do të mbahet një protestë kundër procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar se në protestë pritet të marrin pjesë rreth 6 mijë qytetarë, ndërsa të gjitha përgatitjet tashmë janë finalizuar.
Protesta po zhvillohet në kohën kur procesi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit po hyn në fazën përfundimtare.
Kujtojmë se kjo është protesta e katërt, pas Hagës, Prishtinës e Tiranës.