Kaloni te përmbajtja kryesore

Paralajmërimi për reshje shiu, AME: Kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e situatës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar reshje të dendura të shiut në datat 18-19 nëntor.

Lidhur me këtë paralajmërim, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka reaguar Agjencia e Menaxhimit Emergjent, duke thënë se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e situatës dhe koordinimin me institucionet relevante.

”Agjencia e Menaxhimit Emergjent, bazuar në mandatin dhe misionin e saj, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e situatës dhe koordinimin me institucionet relevante. Agjencia u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë qarkullimit, të shmangin zonat me rrezik vërshimesh, dhe të raportojnë çdo situatë emergjente në numrin unik 112.” thuhet në njoftimin e AME-së./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button